AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku: Të hetohet Spiropali; Ja si u pasurua

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku doli sot në një deklaratë për shtyp ku akuzoi Ministren e Marëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali Spiropali se ka favorizuar të vëllain për përfitimin e tenderave të paligjshëm.

Sipas saj bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë tendera vëllait të saj ndërkohë që paraqiti dhe një skemë me tenderat që figurojnë të përfituar nga kompania e Enkli Spiropalit.

“Historia e Kompanisë SLM që i përket familjes Spiropali është simbol sesi qeveria vjedh paranë publike dhe taksat e shqiptarëve. Kjo kompani është krijuar në 9 shtator në të njëjtën ditë që u krijua qeveria Rama. Dokumentet zyrtare konfirmojnë se Enkli Spiropali vëllai i zëdhënëses së qeverisë që në atë kohë po merrte emërimin si drejtoreshë e doganave krijoi një kompani që e quajti SLM me qendër në Fier dhe me kapital 1 mln lekë të vjetra. Brenda pak muajve kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale vëllai i saj e shiti kompaninë me letra në 8 prill 2014. Kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit. Vlera e shitjes ishte 1 mln lekë, megjithëse kompania fitoi një tender prej 6 mln lekësh. Me këtë skemë duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë familjes së tij 350 mln lekë. Këto janë afera penale që kërkojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot është angazhimi i Inspektoratit të Pasurisë për të hapur një hetim pasuror”, tha Tabaku.

Skema e publikuar nga opozita

 

Fraksion.com