Spitali i Fierit, Rama: Ata që s’duan të shohin, të gjejnë arsye për të hapur sytë
Kryeministri Rama ka sjellë sot nërmjet një video, “momente nga hyrja në funksion e një tjetër investimi transformues në spitalin e Fierit”.
Pas Tiranës dhe Shkodrës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjeruar hartën e Njësive të Hemodinamikës, për herë të parë, edhe në jug të vendit për t’i shërbyer pacientëve me probleme kardiake.
Në spitalin rajonal të Fierit, u realizua për herë të parë koronarografia, një procedurë invazive, që konsiston në kontrollin e arterieve koronare.
Pacientja e cila bëri këtë ndërhyrje tha se kurohej prej 5 vitesh nga zemra. “Më thanë që duhet të bëj koronarografinë”, tha ajo.
Doktor Ndriçim Kallashi kardiolog në njësinë e Hemodinamikë në spitalin e Fierit, që kreu këtë procedurë shprehet se “koronarografia në spitalin rajonal të Fierit shkoi shumë mirë dhe për pak pacientja del në pavijon”.
Gjashtë muaj më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu premtuan mbështetje për spitalin e Fierit për ta shndërruar atë në një spital rajonal, i cili të ofrojë shërbime të reja në fushën e kirurgjisë dhe shërbime të tjera.
Kjo mbështetje dha frutet e saj të dukshme dhe tani e në vazhdim, koronarografia do të kryhet edhe në spitalin rajonal të Fierit.
Rreth 163 mijë pacientë janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimit të qeverisë për transformimin e spitalit rajonal të Fierit. Po ashtu spitali rajonal i Fierit mbulon gjithë urgjencat kardiake të rajonit jugor të vendit, falë investimeve në laboratorin e ri të hemodinamikës.
Postimi i z Rama:
“MIRËMËNGJES😃
dhe me këto momente nga hyrja në funksion e një tjetër investimi transformues në spitalin e Fierit, duke u lutur që ata që s’duan të shohin të gjejnë arsye për të hapur sytë, ju uroj një ditë të mbarë😊
Fraksion.com