AktualitetOp-EdTë fundit

Sali Berisha dhe Ilir Meta, kamikazë në pritje të “Besës së Madhe”

Nga Mero Baze

 

Opsioni i diegies së mandateve, nuk ishte një opsion politik i opozitës para së shtunës. Para së shtunës ishte opsion, rrëzimi i Edi Ramës përmes protestës.

Dështimi i përpjekjeve për të prodhuar viktima në bulevard megjithë përpjekjet e bëra, kaloi befas opozitën në një skenar të ri, i cili më parë ka qenë opsion i disa komentatorëve politik radikal kryesisht me frymë marksiste, të cilët nuk duan vetëm përmbysjen e Edi Ramës por duan një klase të re politike në vend.

Kalimi i opozitës nga opsioni i rrëzimit të Edi Ramës me dhunë, tek djegia e mandateve, është në të vërtet vazhdimi i opsionit të parë me rrugë të tjera, pasi nuk dha efektin që pritej dhuna në bulevard.

Pas gjithë kësaj historie qëndron dy politikanë, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

E vërteta është se ata kanë disa muaj që po i çojnë mesazhe kancelarive perëndimore për mungesën e garancive që po ndjejnë nga Reforma në Drejtësi, si dhe nga dështimi i përpjekjeve për të ngritur Këshillin e Lart të Emërimeve në drejtësi, Këshilin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lart të Prokurorisë, të cilët janë duke formuar shumë shpejt SPAK , Gjykatën Kushtetuse, Gjykatën e Lart, Inspektrin e Lart të Drjetësisë etj.

Kjo ka shkaktuar alarm real. Në disa raste Presidenti ka bërë hapa konkret për të anashkaluar procedurat e reja që burojnë nga Reforma në Drejtësi, siç ka qenë rasti i Shkollës Magjistratuës apo KLD, si shenjë karshillëku ndaj tyre, ndërsa Sali Berisha është vendosur nën presionin publik të izolimit të tij dhe familjes së tij, në emër të betejës që Perndimi i ka kushtuar luftës kundër korrupsionit dhe konspiracionit antiperndimor në Shqipëri.

Acarimi i dy prej faktorëve më të rëndësishëm opozitarë në Shqipëri, ka kohë që ndjehet dhe duket se arroganca e Perëndimit ndaj tyre ka bërë dëm. Ka bërë dëm, pasi i ka detyruar ata të bëjnë veprime ekstreme shpesh herë dhe duke kordinuar jo aq aksidentalisht aktet në Tiranë, me akte të tjera në rajon kundër « ndërhyrjeve » Perëndimore. Në të njëjtën ditë në Tiranë dhe Podgoricë, u paralajmëruan dy protesta me pritshmëri të madhe pikerisht kundër ndërhyjrjeve perëndimore në vendqë si në Tiranë dhe ë Podgoricë lidhen me emra amabsadorësh kryesisht të SHBA e BE. Dhe siç është e qartë, në Podgoricë e drjetojnë hapur këtë tendencë prorusët e atjeshëm, ndërsa në Tiranë të « terrorizuarit » nga Perëndimi.

Të dy aktorët real opozitarë në Shqipëri, duket që kanë diktuar strategjinë e opozitës, pasi ajo jo vetëm që nuk ishte opsion i Lulzim Bashës dhe Kryemadhit, por dhe ishte injoruar prej tyre. Madje Kryamdhi i ka cilësuar mandatet të fituara me gjak, që nuk do ti dorzonte kurrë, kurse Basha i ka cilësuar ide ekstremiste të disa gazetarëve…

Duket që diçka përtej dy të deleguarve të opozitës, ka vepruar. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të qartë edhe në rrugën proceduriale që po ndjekin. Fjala vjen , të heqësh dorë nga mandati, të mjafton 5 minuta kohë, për të ulur në tryezë, shkruan një deklaratë, e çon në KQZ dhe gjithçka është procedurë e KQZ. Nuk ka nevojë të konsultohesh apo të mbledhësh forume.

Me këtë nuk dua të them që opozita nuk e ka seriozisht heqjen dorë nga mandati, por që në këtë histori ka një përpjekje të qart për të pritur një pazar.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë duke i dhënë kohë Perëndinmit për « Besën e Madhe » me kusht që ky proces të anullohet.

Dy efeketet e para të vendimit të opozitës për djegie mandatesh, janë shanset minimale që Shqiëpria ka tashmë të hap negociatat fal këtij vendimi dhe po ashtu shanse të pakta të opozitës për të hyrë në zgjedhje. Të dyja janë pasoja të rënda të standartin e demokracisë shqiptare dhe rrugën evropiane të saj. Ata e dinë se me këtë akt prej kamikazi i bëjnë një dëm të madh vendit, duke u vetvrarë dhe vet. Por shpresa është se këto akte do të krijojnë premisa për trazira dhe atë që nuk e arritën në bulevard, do ta arijnë përmes një procesi më të gajtë destabilzues, dhe largimit të Shqipërisë nga rruga evropiane. Mungesa e sigurisë që ata kanë nga Perëndimi për të ardhmen e tyre, i ka bindur ata, se vetëm një Shqipëri jashtë Evropës, dhe jashtë kontrollit të perëndimit, është një Shqipëri e sigurt për ta. Dhe kjo është një axhendë konkrete, e sinqertë, motivues edhe jetike për ta.

Ata nuk mund ta lënë fatin e tyre në duart e një drejtësie të re që atyre u është mbushur mendja që po lind kundër tyre. Aq më tepër ta lënë fatin, në duartë e një shumice për të cilën janë të sigurt se nuk e mundin dot më.

Ata nuk kanë rrugë tjetër. Duhet ti mirëkuptoni për atë që bëjnë. Janë si ata njerëzit depresivë që ngjiten maj vinçave në Tiranë dhe nuk hidhen menjëherë, biles nuk hidhen kurrë, por bërtasin « mbamëni se do hidhem ». Duan një siguri për të ardhmen e tyre , duan një « besë », një pakt mosngacmimi. Dhe e dinë që këtë nuk e ka në dorë Edi Rama, por dikush tjetër që ka marrë punët e Shqipërisë në dorë. Në pamundësi të merren vesh me Perndimorët, po përpiqen tu heqin Shqipërinë nga duartë.

Por mos e merrni me frikë. Çdo kamikaz lë pasoja në vendin ku shpërthen, por më pas bota shpëton prej tyre. Këta nuk janë kamikazë që duan të shpërthejnë. Duan të rrinë me dinamitë në brez për të hedhur një herë në dy vejt, zgjedhjet në erë, me kusht që të bëjnë pazar. Dy vjetë më parë, kur hynë në çadër, Perëndimi nuk u dha pazar dhe urdhëroi zgjedhje pa ata. Por Edi Rama e zgjidhi pazarin me Lulzim Bashën dhe e futi në zgjedhje. Problemi është se e mundi.

Ata nuk duan thjeshtë pazar, por duan pushtet në tavolinë për të hequr makthin që kanë nga Perëndimi dhe kontrolli i Perëndimit mbi Reformën në Drejtësi. Dhe këtë e zgjidh një « kundërrevolucion ndaj perëndimit në Shqipëri. Kur nuk bëhet në bulevard, tenton të bëhet në parlament. /Tema

 

Fraksion.com