Rama drejt Pukës, lezhjanët bllokojnë rrugën
Kreu i qeverisë, Edi Rama pritet të shkojë paraditen e sotme në qytetin e Pukës, por ndërkohë protestues të PD janë mbledhur dhe kanë bllokuar rrugën në aksin Lezhë-Shkodërm për të ndaluar kalimin e kryeministrit Rama në drejtim të Pukës.
Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.
Protesta vjen një ditë pasi PD deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitës para parlamentit.
Fraksion.com