AktualitetBota+Të fundit

Padi kundër administratës Trump

Shtëpia e Bardhë i doli në mbrojtje njoftimit të Presidentit Donald Trump për shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin amerikan me Meksikën. Si pasojë, disa shtete amerikane po përgatiten të ngrenë padi ligjore dhe demokratët e Kongresit të votojnë kundër miratimit të saj.

Ai mund të zgjidhte ta injoronte krizën, por nuk e bëri këtë”, – tha për rrjetin televiziv “Fox News” këshilltari i presidentit Trump, Stephen Miller, një mbështetës i politikave të ashpra ndaj imigracionit.

Miller sulmoi ish-presidentin republikan Xhorxh W. Bush për atë që ai e quajti një “tradhëti të habitshme” të SHBA-së pothuajse dy dekada më parë, kohë gjatë kohës kur në SHBA hynin katër herë më shumë emigrantë të paligjshëm krahasuar me tani. Sipas zotit Miller “nuk mund të krijosh një komb të fortë, pa një kufi të sigurtë“.

Ai tha se veprimet e Presidentit Trump synojnë “mbrojtjen e kufijve të vendit” dhe se imigrimi i paligjshëm është “një kërcënim për vendin”.

Miller tha se veprimet e Trump ishin në përputhje me një ligj të vitit 1976, që u jep presidentëve autoritetin për të deklaruar gjendjen e emergjencës kombëtare. Por në asnjë nga 59 rastet e deklarimit të emergjencës kombëtare që nga ai vit, nuk përfshijnë raste kur një president ka tentuar të anashkalojë Kongresin për të miratuar fondet lidhur me një çështje të veçantë.

Presidenti Trump shpalli të premten gjendjen e emergjencës kombëtare për të anashkaluar Kongresin, që ka refuzuar kërkesën e tij për 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufi edhe pas miratimit të një shume prej rreth 1.4 miliardë dollarësh për ndërtimin e një pengese përgjatë 90 kilometrave të kufirit prej 3,200 kilometrash.  Trump planifikon të sigurojë më shumë se 8 miliardë dollarë fonde të parashikuara për projekte të tjera, për të ndërtuar murin, edhe pse tashmë kanë nisur të ngrihen padi që sfidojnë veprimin e tij, me qëllimin për të bllokuar transferimin e parave.

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha për rrjetin televiziv ABC-së se ky shtet dhe të tjerë do të paraqisnin patjetër dhe shumë shpejt padi, duke argumentuar se njerëzit në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të dëmtohen nga ky vendim i presidentit Trump, pasi paratë nuk do të shpenzohen për shërbimet e duhura.

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan tha se gëzon “shumë liri veprimi” për të vendosur se cilat fonde, të caktuara më herët për nevoja të mbrojtjes, mund të përdoren për të ndërtuar murin në kufi.

Trump tha se e shpalli gjendjen e emergjencën kombëtare, sepse ishte i pakënaqur me shumën e parave të miratuar nga Kongresi.

Sipas Stephen Miller-it, më shumë se 320 kilometra të murit kufitar do të ndërtohen deri në fund të shtatorit 2020, vetëm disa javë para se zoti Trump të rikandidojë për një mandat mandat të dytë katërvjeçar.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve i tha rrjetit televiziv “CNN” se “nëse dorëzohemi do të prishet parimi i kontrollit dhe balancës së pushtetit. Nuk do të ketë ndarje të pushteteve, por vetëm një ndarje në linja partiake“.

 

Fraksion.com