AktualitetPolitikëTë fundit

Harvardi: Në 99% të rasteve, bojkoti shkatërron partitë që e iniciojnë

Rruga e bojkotit nuk prodhon pothuajse kurrë rezultat. Pa dyshim, në situata specifike ka edhe kundërshembuj, por nga analiza e më shumë se 100 bojkoteve politike të ndodhura pas vitit 1990 në botë, tregon se në 99% të rasteve kanë qenë partitë e opozitës ato që kanë dalë të dëmtuara.

I vetmi përjashtim nga kjo listë është një bojkot i ndodhur në fillimin e viteve 1990 në Peru, në një periudhë të pazakontë për vendin, në pragun e një lufte civile

Studimi i udhëhequr nga Harvardi dhe Universiteti i “Brookings” ka analizuar precedente paralele në të gjithë globin me situatën e krijuar në vendin tonë.

Pothuajse kudo, përshkallëzimi i retorikës politike si dhe kërcënimet për dhunë kanë krijuar një gjendje frike tek elektorati, duke bërë që partitë e opozitës të dalin më të dobëta nga zgjedhjet që kanë pasuar, pavarësisht problematikave ekzistuese në secilin vend.

E ndërsa bojkoti shpesh ka sjellë lëshime politike, kur ai ka shkuar deri në fund, ka prodhuar jo vetëm nga rënie të popullaritetit, por edhe pasoja shumë më tragjike për vendin.

Dy janë rastet më esktreme të cituara nga Harvardi. I pari është ai i Serbisë në vitin 1997. Opozita e kohës vendosi që të mos hynte në zgjedhje, duke i shtruar rrugën Milosheviçit për një mandat të ri, gjatë të cilit ndodhi lufta e Kosovës dhe shpërbërja finale e ish-Jugosllavisë.

Në Liban, opozita e krishterë e cila kontrollonte 1/3 e Parlamentit vendosi të bojkotonte edhe ajo në vitet 1990. Kjo i dha dorë të lirë partisë që ishte në shumicë që të vendoste një diktat mbi vendin, duke iniciuar një luftë të përgjakshme fetare.

Bojkoti, edhe në vendin tonë është provuar si një taktikë e dobët elektorale. Në vitin 2017, Partia Demokratike për disa muaj me radhë braktisi çdo funksion opozitar, duke hyrë në çadër.

Rezultati zgjedhor ishte zhgënjyes për ta, duke regjistruar një rënie të mëtejshme nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe duke i dhënë kundërshtarëve, në këtë rast Partisë Socialiste, për herë të parë në Shqipërinë post-komuniste një shumicë të qartë, pa nevojën e hyrjes në koalicione paszgjedhore./lexo.al

 

Fraksion.com