AktualitetPolitikëTë fundit

Akuza e Tabakut, reagon Spiropali: Padi në gjykatë për këta ‘gojështhurur’

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas akuzave të PD se familja e saj ka përfituar përmes një skeme korrupsioni nga fondet publike 550 milionë lekë.

Përmes një postimi në Facebook, Elisa Spiropali  ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se vëllai i saj nuk përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik.

Ministrja shprehet se do të padisë PD në gjykatë për akuzat dhe sipas saj paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.

 

 

Fraksion.com