Ajo njihet si tifoja e flaktë e Kombëtares shqiptare, pasi së bashku me mikeshën Irid Oxa ra në sy në “Euro 2016”, me fotot e tyre nga stadiumi që bën xhiron e botës për shkak të dekoltesë tërheqëse dhe shpërthyese.
Por, Rike Roçi është një modele dhe një nga lojtaret më të forta dhe më seksi të spektaklit “Big Brother”, ndërsa prej pak kohësh i ka hyrë karrierës së ëndërruar, kinematografisë në Itali.
Modelja simpatike nga Durrësi ka treguar për “Panorama” se ka nisur studimet, pasi është përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.
Pak ditë më parë, Rikja postoi në “Instagram”-in e saj një video në “Instastory”, ku shfaqeshin dy sekuenca të shkëputura në teatër dhe në kuadër shihej Rike. Ajo ka konfirmuar faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin, ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës.
“Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme. Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, ka thënë ajo për “Panorama”.