Shpërthim në veri të Mitrovicës
Rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës, në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim afër një lokali. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Ai ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.
“Shpërthimi ka ndodhur rreth orës të 3 të mëngjesit. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë në fazën fillestare. Kryesit e këtij veprimi, ende janë të panjohur për policinë”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, në zonën e këtij incidenti janë thyer më pas xhamat e një ndërtese si dhe të një veture.
Fraksion.com