AktualitetPolitikëTë fundit

PD djeg mandatet: Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë

Vetëm pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi vendimin unanim të demokratëve për djegien e mandateve, në zyrë e tij ka mbërritur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Burime  pohuan se Kryemadhi do të diskutojë me kryedemokratin Basha mbi hapat e mëtejshmë që do të ndërmarrë opozita.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha ka deklaruar zyrtarisht se deputetët vendosën unanimisht për djegien e mandateve duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë një ditë më parë edhe pse nuk u shpreh qartë nëse do mbështesë propozimin e  kryedemokratit për djegien e mandateve, Kryemadhi shkroi në një postim në facebook: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”.

 

Fraksion.com