Pas vrasjes tek ish Blloku, Elvana Gjata surprizon fansat
Këngëtarja Elvana Gjata pritet të rikthehet së shpejti në skenën muzikore. Ajo ka zbuluar një surprizë të këndshme për të gjithë fansat e saj gjatë një interviste të dhënë për mediat kosovare.
Projekti i saj i fundit ishte “Mike”, të cilin e realizoi me këngëtarin Ledri Vula dhe John Shahun, këngë kjo e cila rezultoi shumë e suksesshme në tregun muzikor.
Në një intervistë për Klan Kosova, këngëtarja Elvana Gjata ka folur në një intervistë të shkurtër, ku ka treguar se mezi po pret të performojë para publikut të Kosovës në këtë 11 vjetor të Pavarësisë.
“Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim”, është shprehur këngëtarja.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e saj, ndërsa kujtojmë se kjo është dalja e parë e Elvanës, pas ngjarjes së rëndë të disa muajve më parë, ku i dashuri saj u përfshi në një atentat në Bllok, ku mbeti i vrarë një person.