LSI kundër djegies së mandateve
Bëhet me dije se drejtuesit nëpër qarqe të LSI janë kundër djegies së mandateve.
Megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga kryetarja Monika Kryemadhi, apo drejtues të tjerë të LSI, lidhur me qëndrimin që do të mbajnë ata me vendimin e Bashës për të djegur mandatet e opozitës.
Pak minuta pasi Basha njoftoi propozimin për djegien e mandateve, Kryemadhi u mjaftua me një mesazh evaziv, i cili nuk linte të kuptohej qendrimi konkret i partisë së saj në raport me këtë veprim.
LSI ka aktualisht 19 deputetë në Kuvend dhe frika më e madhe e kësaj force politike është se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohëshme, do ta kishte të vështirë arritjen e një rezultati të ngjashëm.
Për më tepër, kur Kryemadhi dhe Basha nuk po arrijnë dot një marrëveshje zyrtare as për kandidatët e përbashkët në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Grupi Parlamentar i PD ka diskutuar paraditen e së hënës propozimin e Lulzim Bashës për dorëzimin e mandateve.
Fraksion.com