AktualitetTë fundit

Karta dhe pasaporta biometrike; Zyra të reja për aplikimin

Banorët e Njësive Administrative 6 dhe 7 në kryeqytet tashmë kanë një zyrë të re aplikimi për kartat dhe pasaportat biometrike, pa u detyruar të presin në radhë të gjata.

Zyra e re që më herët ishte një pikë llotoje ndodhet në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pa nga afër ambjentet e shërbimit tha se me lirimin e pikave të basteve, Bashkia mund ti shfrytëzojë me qira këto hapësira.

Po inspektojmë një pikë që deri dje shërbente si pikë bastesh, kurse sot është si pikë identiteti. Unë besoj se identiteti real i këtij qyteti është ai që jemi, ai që përfaqësojmë, familja jonë, dhe nuk janë pikat e basteve, llotot dhe bingot. Më pëlqen që me transformimin e një hapësire, që më përpara ishte e pamundur ta aksesoje, pra me lirimin e pikave të basteve, edhe bashkia mund të përballojë qira në ish-epiqendrat e vesit. Është një lajm shumë i mirë për qytetin.”

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të mos humbin kohë pas në vetëm 4-5 minuta mund të pajisen me dokumentet e identitetit.

Krahas zyrave të posaçme që po hapen në zona të ndryshme të Tiranës, funksionojnë paralelisht edhe zyrat pranë njësive administrative ku qytetarët mund të aplikojnë për karta dhe pasaporta identiteti.

 

Fraksion.com