AktualitetTë fundit

Ja kush janë 16 të arrestuarit e protestës së të shtunës (Emrat)

Dalin emrat e 16 personave të cilët u arrestuan nga policia e Tiranës lidhur me protestën e së shtunës, pas momenteve të tensionit dhe goditjen me sende të forta ndaj Kryeministrisë.

Të arrestuarit janë ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës në kohën e Lulzim Bashës, Florenc Hoxha si dhe protestuesit Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Ndue Tuci dhe Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si “Ujku i Cërrikut”.

Ata do të dalin ditën e nesërme, e martë para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Rexhina Memlika.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Fraksion.com