Djegja e mandateve, Rama: Basha ballo me maska, ose luan bllofin
Mësohen detaje të reja lidhur me grupin parlamentar të PS gjatë ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në grup kryeministri Edi Rama ka falënderuar policinë për menaxhimin e protestës që sipas tij është gatuar për të nxitur dhune.
“Le ta përgëzojmë e falënderojmë te gjithë se bashku ministrin e brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë se Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer te nje proteste te gatuar për dhune e per destabilizim. Kush kërkoi dhune u përball me një model krejt te ndryshëm sjelljeje te pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal te atyre qe dje vranë protestuesit, sot duan te vrasin shpresën europiane te shqiptareve” ka thënë Rama.
Kryeministri është shprehur gjithashtu se opozita dështoi ne orvatjen e saj te dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh duke luajtur bllofin para zgjedhjeve vendore.
“Opozita dështoi me sukses te plote ne orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashes, pra një çadër ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin”, ka thënë Rama.
Kryeministri ka kërkuar që pavarësisht çfarë bën opozita, deputetët e mazhorancës duhet të ecin drejt dhe të organizohen për zgjedhjet vendore.
“Sidoqoftë ne do te ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata ne zgjedhje, (qe unë them qe do hyjnë pasi te bëjnë sikur nuk hyjnë deri ne minutën e fundit), ne duhet te fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa herën e shkuar” ka thënë kryeministri.
Mësohet se një grup pune i drejtuar nga kryetari i ligjeve Ulsi Manja dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, do të propozoje këto dite sanksione të forta në rregulloren e Kuvendit për deputetet që përdorin dhune të çdo forme apo fjalë të renda në parlament.
Fraksion.com