Rama nxjerr videon: Ja shembulli kur qeverisnin ata që kanë dalë rrugëve për të kërkuar kthimin mbrapa
Kryeministri Edi Rama sot ka postuar një videoje në të cilën tregohet ndryshimi që ka pësuar qendra shëndetësore Nr. 6 në Durrës.
Ai thotë se kjo qendër në mes të Durrësit tregon ndryshimin “kur shëndetësinë e qeverisnin ata që kanë dalë rrugëve për të kërkuar kthimin mbrapa”.
Postimi i Z Rama
“MIRËMËNGJES 😃
dhe duke ju sjellë para syve se ku ishim në mes të Durrësit, kur shëndetësinë e qeverisnin ata që kanë dalë rrugëve për të kërkuar kthimin mbrapa, e ku jemi sot falë përpjekjeve të stërmundimshme për ta rilindur organizmin e vdekur të shërbimit shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë 👍
Fraksion.com