AktualitetBota+Të fundit

Paris: Sulmohet me acid një person në metro

Një person është sulmuar me acid në një metro në Parsi. Mediat franceze raportojnë se aktualisht është duke u zhvilluar një operacion policor për të kapur autorin e këtij sulmi.

Sulmi me acid thuhet se ndodhi midis stacioneve të metrosë Bastille dhe Gare de Lyon në Paris, rreth orës 8 të mëngjesit të së premtes.

“Franca 3”, duke cituar burime policore, tha se sulmuesi hodhi acid ndaj personit pasi ata kishin pasur një grindje verbale.

I plagosuri thuhet se është në gjendje kritike. Ndërsa policia ka nisur një aksion për të kapur autorin.

Ky incident vjen vetëm dy ditë pasi ‘Le Parisien’ raportoi se një burrë dhe një grua, duke udhëtuar në një metro të Parisit, pësuan djegie nga një shishe që përmbante acid sulfurik.

 

Fraksion.com