Aktualitet

Kontrolli në banesat e gjyqtarëve të Dajtit; Policia deklaron se çfarë gjeti

Policia e Shtetit jep njoftimin e parë zyrtar për kontrollet blic të zhvilluara në banesat e gjyqtarëve që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin.

“Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun”, thotë noftimi i policisë.

 

Kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini.

Damini është shoqeruar në policinë e Tiranë me urdhër të Prokurorisë, mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur arme pa leje.

Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht  në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

 

Fraksion.com