Hetimi për aksidentin në Llaskarcë zhvillohet në dy pista
Edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se hetimi për aksidentin tragjik të 13 shkurtit në rrugën Shkup-Tetovë po zhvillohet në dy pista.
E para ka të bëjë me arsyet e objektive. Në këtë drejtim po hetohet nëse autobusi është penguar nga ndonjë automjet dhe për t’ju shmangur aksidentit ka humbur kontrollin.
Gjithashtu në këtë drejtim hetohet edhe shpejtësia e cila nga hetimi paraprak mësohet të ketë qenë nga 80-85km/h.
Pista e dytë janë arsyet subjektive ku si element hetimi është shoferi i autobusit. Dyshimet e para flasin për humbje koncentrimi si pasojë e moskujdesit, bisedës telefonike apo edhe problem i mundshëm shëndetësor.
Megjithatë informacionet e para pritet të konfirmohen pas ekzaminimit të autobusit në Fakultetin e Makinerisë./Alsat
Fraksion.com