AktualitetRajoniTë fundit

Franca kthen ambasadorin në Itali

Ai u thirrë në Paris më 7 shkurt, pas një sërë kritikash që politikanët italianë i bënë në drejtim të Francës.

Ky vendim njëherësh ka qenë i pari i llojit të tillë, që Franca e thërret të dërguarin e saj nga Roma, prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.

“Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”, pati thënë ministria e Jashtme e Francës.

Në muajin janar kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Partitë e koalicionit qeverisës në Itali, e kanë sulmuar vazhdimisht presidentin francez, Emmanuel Macron duke akuzuar Parisin për varfërinë në Afrikë dhe nxitjen e migrimit nga i gjithë Mesdheu drejt Italisë.

 

Fraksion.com