A380: Përse gjiganti duhet të vdesë
Një fund i paralajmëruar: Prodhimi i A380, avioni më i madh i për pasagjerë në botë, nuk do të prodhohet më nga viti 2021. Prodhimi ndërpritet para kohe. Vetëm 17 avionë do të konstruktohen tani.
E nuk është habi, që A380, prej të cilit qarkullojnë rreth 230 avionënë mbarë botën, është avioni më i preferuar nga pasagjerët. Ndaj shefi i Airbus Tom Enders të enjten menjëherë siguroi, se “fundi i prodhimit të A380 nuk do të thotë fundi i programit A380.” Airbus u premton klientëve të tij mbështetje për avionet deri në vitet 2030.
Përkim me jubileun e jumbo-s
Se sa emocionale është aviacioni, kjo doli në pah edhe në kremtimin e jubileut të Boeing 747, jumbo jet, festoi 50 vjetorin e prodhimit të avionit të parë të këtij tipi në vitin 1969. Avioni Boeing 747 në mbarë botën vlerësohet si “Queen of the Skies”, një nderim, që avioni A380 me një formë jo kaq të bukur nuk mundi ta arrijë. Për më shumë se tri dekada pas fillimit të 747 europianët në fillim të mijëvjeçarit ndërmorrën nismën për ta sfiduar monopolin shumëvjeçar të konstruktorit më të madh të avionëve në Seattle. Asokohe kjo nismë ishte si një simbol për unitetin europian, si një paralele industriale e monedhës së përbashkët Euro, Airbus A380, si avioni më i madh për pasagjerë në botë me një kapacitet prej 853 pasagjerësh duhej t’i nxiste europianët në ofensivë.
Shpresohej të shiteshin mbi 700 avionë. Boeing me monopolin e tij ndaj avionëve gjigantë prej dekadash kishte arritur të bëjë fitime të jashtëzakonshme, që mundësonin subvencionimin e programeve të tjera dhe çmimet konkurruese. Por nga perspektiva e sotme vlerësimi i momentit dhe i tregut rezultojnë të gabuara. “Ne ishim të paktën dhjetë vjet me vonesë”, pranoi edhe kreu i Airbus Tom Enders.
Mbipesha asnjëherë nuk është mirë
Ndërsa Boeing 747 vazhdon të prodhohet edhe pas 50 vjetësh e janë shitur deri më tani mbi 1500 ekzemplarë, edhe pse tani me kursime dhe kryesisht si avion transporti, programi A380-mbyllet. Sipas stadit deri më sot janë shitur 313 avionë të këtij tipi, 123 prej tyre në Emirate. Sikurse konfirmoi Airbus, tani do të ndërtohen edhe vetëm 17 avionë deri në vitin e ardhshëm, 14 do të shiten në Emirate dhe tre të fundit tek klienti i ri japonez All Nippon Airways.
Problemi kryesor i A380 ishte mbipesha. “Ky avion është shumë i rëndë dhe konsumon shumë karburant, sepse struktura e tij është e tillë në versionin e shtrirjes në gjerësi”, janë shprehur javën e kaluar shefi i Qatar Airways-Chef dhe menaxhuesi i A380 Akbar Al Bake. Airbus qysh në fillim kishte planifikuar një A380 më të zgjatur, por për mungesë të kërkesës ky avion nuk u konstruktua kurrë. “Struktura e sipërfaqes së A380 mund të mbante edhe 100 ton të tjera peshë, do të kishte qenë më mirë, që krahët të ishin konceptuar për peshën faktike të avionit e kësisoj ai mund të ishte konstruktuar edhe më lehtë. Kështu do të kishte qenë avioni perfekt”, tha Al Baker. Ai deklaroi se duke nisur nga viti 2024 do të nxirren nga qarkullimi avionët e parë të tij A380, pasi ato të jenë dhjetë vjet në përdorim.
Sidoqoftë A380 është për Airbus një gurthemeli i rëndësishëm, “ADN-ja e tij është e përfshirë qartazi në modelin A350, ndërtimi i këtij avioni nuk do të kishte qenë i mundur pa përvojën me A380”, tha shefi në detyrë i Airbus, Guillaume Faury, të enjten. Airbus qysh në fillim ka pasur parregullësi të mëdha prodhimi në programin A380 në dy pika prodhuese gjermane dhe franceze. Këto probleme tashmë janë kapërcyer, por kostoja e zhvillimit të tij prej 25 miliardë Eurosh i mbetet në kurriz Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Sikurse u bë e ditur të enjten (14.02) nuk do të ketë kompensim të humbjeve./DW
Fraksion.com