AktualitetPolitikëTë fundit

Rama publikon videon; Ja si iu afrua Paloka dhe i hodhi bojën

Kryeministri Edi Rama publikon në rrjetin e tij videon e momentit kur deputeti demokrat Edi Paloka i afrohet dhe me shiringë i hedh bojën në fytyrë.

Incidenti u shënua në parlament ndërsa në llozhe ndodhej dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

Një nga punonjësit e gardës kur pa se Paloka po i afrohej  kryeministrit vrapoi ta ndalohte por ishte e pamundur pasi e gjitha ndodhi shpejt.

Më pas u afruan gardistë të tjerë të cilët janë munduar ta largojnë Palokën.

 

Postimi i z. Rama:

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës👎

 

 

Fraksion.com