Protesta e 16 shkurtit: Policia refuzon kërkesën e PD-së për të dalë në shesh
Policia ka refuzuar kërkesn që PD i ka drejtuar këtij institucioni për të protestuar në datën 16 shkurt.
Sipas Partisë Demokratike, protesta do të shvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.
Por kjo kërkesë është refuzuar nga policia për t’u mbajtur në këto vende.
Në argumentet e policisë bëhet e ditur se hapësirat mes kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës, të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës.
Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.
Opozita pritet të dalë në shesh të shtunën e 16 shkurtit, në atë që e quan protestën më të madhe që është zhvilluar ndonjëherë.
Fraksion.com