Maqedoni, Tragjedia: Anulohen të gjitha aktivitet kulturore në vend
Pas shpalljes së ditë zie për shkak të viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi në autostradën Shkup – Tetovë, në të gjitha institucionet kulturore në Shkup dhe qytete tjera janë anuluar shfaqje kulturore, koncerte dhe aktivitete të tjera.
Filarmonia e Maqedonisë ka anuluar koncertin e radhës që duhej të zhvillohej sonte.
Anulimin e shfaqjeve e kanë bërë disa teatro në Shkup dhe qytete tjera.
Janë anuluar edhe pres –konferenca që kanë të bëjnë me promovime dhe aktivitete kulturore./Alsat
Fraksion.com