Kapet me 128 kg drogë në makinë 49-vjeçari shqiptar
Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi u kap me 128 kg marijuanë.
Lënda narkotike u kap në kufirin greko-shqiptar, në rrugen periferike Agia Nikola – Filat, në vendin e quajtur Mavroneri në Igumenice.
Policia ka ndaluar një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelber, brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 127 kg 900 gram marijuane, 350 euro dhe 1 celular.
Fraksion.com