AktualitetPolitikëTë fundit

Boja ndaj Ramës, Kryemadhi mbron Palokën: Jemi njerëz…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbrojtur deputetin demokrat Edi Paloka që i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare.

Ajo tha se të gjithë jemi njerëzor dhe kemi emocionet duke e justifikuar Palokën dhe akuzuar Ramën për bullizëm.

“Sigurisht që vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve por është e disata herë që kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarë që i krahason me organet gjenitale, bullizon deputetët, anëtarë e parlamentit dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria në 27 vite tranzicion kryeministra por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një deficencë mendore”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo tha se të gjithë zyrtarët publik duhet t’i nënshtrohen analizave për gjendjen mendore. “Duhet t’i bëjmë një propozim parlamentit që të gjithë ata që marrin poste drejtuese duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike të çdo drejtuesit që ka një post shtetëror që nuk përfaqëson veten e tij por qytetarët”, tha Kryemadhi.

 

Fraksion.com