30 ditë burg për efektivin Berhan Bajrakurti
Gjykata e Shkodër ka dhënë 30 ditë burg për policin, Berhan Bajrakurti të cilit pak ditë më parë iu bë publikë një video teksa kryente veprime të turpshme.
Dyshohet se efektivi është regjistruar teksa ishte duke komunikuar në rrjetet sociale me të miturën nga Kopliku.
Ka qenë e ëma e vajzës që ka konstatuar videon dhe pasi ka parë pamjet e rënda ka biseduar me 15-vjeçaren dhe më pas i është drejtuar Komisariatit të Koplikut për të bërë denoncimin.
Por, dy ditë më parë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se nuk ka një denoncim për këtë rast, madje as personi që ka bërë publik videon nuk dihet kush është.
Fraksion.com