Zbulohet ‘misteri’ Ahmetaj-Salianji: Pse u ulën bashkë deputetët
Fotoja në të cilën ish-ministri Arben Ahmetaj shfaqej nën shoqërinë e deputetit demokrat Ervin Salianji duke konsumuar një kafe, u bë shpejt virale një ditë më parë në internet. Vetë ish-ministri komentoi me shaka foton ne studion e News24, ndërsa tha se fillimisht se donte ta helmonte Salianjin, por përtej shakasë theksoi se takimi ishte një rastësi. Komente të shumta u vunë re edhe në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje deklaratat e dy kundërshtarëve politikë në adresë të njëri tjetrit.
Por për të shuar cdo hije dyshimi dhe për t’i shkuar të vërtetës deri në fund në lidhje me foton e shumë përfolur, deputeti Salianji ka siguruar të plotë filmimin nga kamerat e lokalit, ku tregohen qartë ndër të tjera edhe oraret kur kanë hyrë e kanë dalë dhe kur janë takuar dy deputetët.
Ata kanë drekuar në dy tavolina të ndryshme dhe për shkak të gazetarit Ed Manushi si një mik i secilit, janë shkëmbyer pak minuta edhe dy deputetët e opozitës dhe maxhorancës. Salianji hyn në orën 13.13 në bar dhe takon gazetarin Ed Manushi dhe drekon me të për më shumë se një orë.
Në orën 13.34 në kamera shihet kur hyn deputeti Ahmetaj i cili ulet në një tavolinë me botuesen Dudaj e cila mund të dallohej nga kamerat dhe dy të njohur të tjerë dhe drekon me ta mbi një orë.
Në orën 14:24 duket që deputeti Ahmetaj shkon në tavolinën e gazetarit Manushi dhe takohet me të dhe deputetin Salianji.
Në orën 14:30 deputeti Salianji është në daljen e barit.
Në orën 14:30 gazetari Ed Manushi dhe deputeti Ahmetaj tashmë po qëndrojnë në tavolinë bashkë me gazetaren e emisionit “E Diell”.
Nga fotot shihet se koha që dy deputetët kanë qenë bashkë duket se është vetëm 5 minuta, kohë e një përshëndetje vetëm për etikë./BW
Fraksion.com