Rama: Ju lutem shiheni pak si ishte dhe se është… (Video)
Kjo Ambulancë i është nënshtruar rehabilitimit të plotë, duke përmirësuar nga themelet shërbimin që ofron për banorët e kësaj lagjeje.
Infrastruktura e amortizuar nuk ofronte as kushtet më minimale për kryerjen e një vizite mjekësore.
Doktoreshë Rita Jorgji, thotë se “më parë vinte era myk, na vinte zor të vizitonim në ato kushte. Tani është gjithçka e pakrahasueshme”.
“Ne si banorë na bëhet qejfi që përveç shërbimit të doktorëve të kemi edhe një ambient më të mirë për t’u vizituar”, shprehet një banor.
Blerina Shena infermiere thekson se “çdo gjë e është bërë në mënyrë të përsosur. Sot është komode si për pacientët, dhe për ne”.
Kjo ambulancë është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij program.
Fraksion.com