AktualitetKosovaTë fundit

Kosova: Mijëra qytetarë heqin dorë na shtetësia

Kosova me 17 shkurt mbush 11 vjet që është ka shpallur pavarësinë. Por,  11 vjetorin e “lindjes” së saj nuk do të festojnë të gjithë qytetarët e shtetit.  Shumë prej tyre kanë vendosur që të heqin dorë na shtetësia.

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, besohet se rreth 40 mijë banorë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Kjo shifër po konsiderohet e lartë dhe shqetësuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Në MPB kanë treguar se rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

“Deri tani mund të thuhet se afro 40 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, flasim në total, nga viti 2009 deri në këto momente”, thuhet  në përgjigjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Sipas statistikave të MPB rreth 70 për qind e këtyre qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania.

“Sa i përket humbjes së shtetësisë së Kosovës prijnë kërkesat nga Gjermania. Ky numër është relativisht i madh për arsye se këto shtete nuk lejojnë dy shtetësi, atëherë qytetarët tanë që tashmë janë integruar në këto vende të Bashkimit Evropian, zgjedhin që ta mbajnë shtetësinë e këtyre vendeve”.

Aktualisht vetëm Franca dhe Zvicra nuk detyrojnë lirimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

 

Në 2018 mbi 5 mijë qytetarët hiqen dorë nga shtetësia

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm gjatë vitit që sapo kemi lënë pas kërkesën për lirim nga shtetësia e Kosovës e kanë paraqitur 5578 qytetarë, ndërsa lirimi u është pranuar 5464 personave.

“Nga gjithsej 5464 persona, numri më i madh i atyre që kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës, vjen nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në Gjermani me 4719 vetë. Ndërsa vetëm 237 tjerë kanë pranuar shtetësi të vendeve të tjera”.

Numri i përgjithshëm i mërgimtarëve në diasporë llogaritet të jetë rreth 700 mijë në shtetet e BE-së dhe ShBA.

“Nëse flasim për numër, mund të konsiderohet si shqetësim, por duke pasur parasysh rrethanat e proceseve si shtet, atëherë një numër prej rreth 700 mijë personave apo më tepër që i kemi në shteteve e Bashkimit Evropian, nuk e di se si të përgjigjem”.

Për profesorin e psikologjisë, Fadi Maloku është shqetësuese ikja në vende të ndryshme të botës. Por, ai thotë se krejt kjo po bëhet pasi shteti ynë nuk po ju ofron kushte të mira qytetarëve.

“Ata sot në pamundësi të gjetjes se një perspektive në punësim, shkollim e shërbime tjera të mekanizmave shtetërore, obligohen të mos zgjedhin rrugë për t’i realizuar ambiciet e tyre. Andaj heqja e tyre nga shtetësia improvizuese, ata i obligon që të realizohen, aty ku respektohet puna dhe shkollimi i tyre…”.

Mosha mesatare e personave që kanë hequr shtetësinë e Kosovës është e re.

Ndryshe, Republika e Kosovës lejon dy e më tepër shtetësi, ndërsa Shqipëria jo më shumë se dy shtetësi./Monitor

 

Fraksion.com