AktualitetTë fundit

Zbardhet dëshmia e gardistit: E vrava gruan se më tradhtonte!

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik. Punonjësi i Gardës së Republikës, Alket Arapaj 44-vjeç vrau me armën e shërbimit bashkëshorten, Ervilma Seferaj 36 vjeçe.

“Report Tv” ka zbardhur dëshminë e gardistit që vrau gruan mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës. Alket Arapaj është shprehur se bashkëshorten e vrau pasi e tradhtonte.

“Gruaja me tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, tha ai para grupit hetimor.

Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997), me gradën Kapiten me 21 vite punë ne Gardën e Republikës. Në rrethin shoqëror dhe familjar Arapaj njihet si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë Islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar.

Alket Arapaj ishte i pajisur me armë e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit.

Krimi në familje në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme, pasi vetëm në 40 ditët e para të këtij viti janë shënuar gjashtë viktima. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

 

Statusi që paralajmëroi vrasjen? Ja çfarë shkruante gardisti 2 javë më parë

 Ndërkohë nga një kërkim në faqen e tij në rrjetet sociale, Arapaj para dy javësh kishte bërë një status pikërisht për tradhtinë. “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë” shkruante gardisti.

 

Fraksion.com