AktualitetTë fundit

Studentët e Juridikut rikthehen në mësim në godinën e tyre

Studentët e Fakulteti Juridik janë rikthyer të martën në auditoret e tyre për të zhvilluar mësimin.

Pas përfundimit  të plotë të protestës, edhe pedagogët u thirrën në komisionin e medias për diskutime.

Disa prej tyre pjesë edhe e asamblesë thanë se pas protestës studentët janë më të përgjegjshëm për arsimin.

Ndërsa zv/dekani i Fakulteti Histori Filologji Agron Gjekmarkaj kërkoi që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen nëse ka qenë ai që ka urdhëruar futjen e policisë në ambientet e fakulteteve.

Pas gati më shumë se dy muajsh protestë  edhe studentët e juridikut i janë rikthyer mësimit në fakultetin e tyre.

Për studentët protesta ishte shembull i mirë, por rikthimi në mësim sipas tyre ishte veprim i domosdoshëm.

Ndërsa pedagogët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës u thirrën në diskutim për protestën e studentëve në Komisionin e Medias.

Ata thanë se protesta shërbeu për përgjegjshmëri më të madhe ndaj arsimit, por vunë theksin edhe te buxheti, i cili sipas tyre është shumë i pakët për kërkimin shkencor.

Ka qenë një buxhet minimalist aq sa nuk realizonte në të gjitha këto 10 vjet pagesën e plotë të pagave të personelit akademik.Jo më të bëhej fjalë për kërkim shkencor apo nevoja të tjera që arsimi i lartë ka.”, tha Artan Hoxha.

Ndërsa zv/dekani i Fakultetit Histori Filologji, Agron Gjekmarkaj, denoncoi futjen e policisë në ambientet e fakulteteve duke fajësuar edhe Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

” Nëse është me vullnetin e Ministrit, Ministri duhet të japë dorëheqjen për të qetësuar botën akademike për këtë fyerje që i ka bërë.”

Ndër temat e tjera të diskutimit ishte edhe ligji i arsimit të lartë, për të cilin pedagogët shprehën rezerva duke kërkuar ndryshimin e tij.

 

Fraksion.com