Rama u jep çekun trinjakëve, të porsalindurit përfitojnë nga 1.2 mln lekë secili
Kanë ardhur në jetë trinjakët e parë të këtij viti.
Ishte vetë kreu i qeverisë ai që ka vizituar nënën fatlume në maternitet dhe i ka dorëzuar personalisht çekun prej 120 mijë lekësh të reja për secilin prej tyre.
Trinjakët e parë për vitin 2019, që erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë përfituar çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja secili.
Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Manastirliu që ju dorëzoi bebeve çekun, duke uruar edhe nënën e re të dy vajzave dhe djalit të sapolindur.
“Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot”
2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes nga 1 janari i këtij viti. Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.
Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë. Regjistrimi i fëmijës së porsalindur bëhet në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit.
Postimi i z. Rama:
Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë – Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili😁
Edhe 100🙏
Fraksion.com