Radmilla Sekerinska, do të ketë “një vend në tryezën e NATO-s”
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sekerinska, do të ketë “një vend në tryezën e NATO-s” për herë të parë si një i ftuar zyrtar në të gjitha diskutimet e takimit ministror.
Në konferencën e shtypit (të martën më 12 dhjetor) përpara takimit dy-ditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ishte i kënaqur për kë pjesëmarrje.
“Më lejoni të them që jam jashtëzakonisht i kënaqur që në këtë takim do të mirëpresim për herë të parë kolegen tonë nga Shkupi, ministren Radmila Sekerinska. Republika e ardhshme e Maqedonisë Veriore tani ka një vend në tryezën e NATO-s.”
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel këtë javë (13-14 shkurt) në një kohë kritike për sigurinë transatlantike, ku ata do të adresojnë sfidat e ngutshme të sigurisë.
Fraksion.com