AktualitetTë fundit

Polici pedofil, Lleshaj: S’ka denoncues; Salianji: Kam të tjera video, ka ngacmuar gra!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkoi sot në Malësinë e Madhe, aty ku shefi i policisë Berhan Bajrakurti u kap “gafil” duke ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për më tepër i dërgonte asaj video të turpshme në rrjetet sociale.

Teksa polici qëndron në paraburgim, Lleshaj tha se për çështjen në fjalë s’ka denoncues, por në një reagim në Facebook, deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se posedon të tjera filmime që ia kanë dërguar policë të zonës.

Sipas tij, video që u publikua dje në media ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi Bajrakurti i ka dërguar video disa grave dhe për më tepër ato i zotëron Policia e Shtetit, pasi viktimat e tij e kanë denoncuar dhjetëra herë.

 

Postimi i Salanjit:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.

Atë e riktheu vetëm angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundësi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjeçare, e te vazhdonte të kërcënonte dhjetëra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisariat, por policia i ka shpërfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video për ti shantazhuar apo për nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojnë prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punonjës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetëm i shtojnë shëmti videos qe tashme është publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti dënojnë me ashpërsinë me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

 

Fraksion.com