Dy ditë më parë mediat rozë në vend “shpërthyen” në lajme mbi marrëdhënien e dashurisë së aktorit të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, pasi ky i fundit në Instagram shante dhe ofendonte vajzën që kishte përkrah, pasi kishte zbuluar se shkonte me 4 djem të tjerë njëkohësisht.
Nëpërmjet “Instastory”-t ai publikoi disa mesazhe që dëshmonin tradhtinë e partneres së tij Lorena Murati.
“Bota është e mbushur me plehra. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri…Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa.” , shkruante Rezarti.
Madje në një tjetër postim thoshte se asaj “plehrës” i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.
Por çuditërisht, aktori u tërhoq nga të gjitha deklaratat e bujshme, teksa dje po në “Instagram” fshiu të gjitha postimet e mëparshme dhe ka shkruar se atij i kishin hakeruar profilin në rrjetin social.
“Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pisllëqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare me Instagramin. Kam qenë 13 orë në udhëtim. Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan Instagramin. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë”, shkruan aktori në postimin justifikues.
Ai gjithashtu ka vendosur që të tregojë se marrëdhënia e tij me të dashurën mbetet solide dhe shumë e fortë pavarësisht incidentit që ndodhi. Aktori ka publikuar në “Instastory” një foto ku tregon se “dashuria” po e telefonon në WhatsApp.
“Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Washingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë. Do ta gjejmë me prokurori. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është”, shton Rezi.
Në një screenshot të telefonit të tij gjithashtu shohim në Wallpaper foton e një vajze bionde dhe disa mesazhe dërguar nga “dashuria”. “Të dua”, shkruan Rezarti.