AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Perandoria pasurore 10 milion dollarëshe e ndihmësit të Putinit dhe e gruas së tij

Gruaja e zëdhënësit të shtypit të Vladimir Putinit, Dimitri Peskov, ka akumuluar një perandori pasurish me vlerë mbi 10 milionë dollarë.
Opozita ruse ka kritikuar në mënyrë të përsëritur mënyrën e jetesës së Peskov që nga dasma e tij e famshme në vitin 2015, me balerinën e kampione të patinazhit e cila fitoi medaljen e artë për Rusinë në Lojërat Olimpike të 2006.
Mirëpo ish-kampionia olimpike Tatiana Navka, bashkëshortja bukuroshe e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, nuk ka raportuar të plotë të ardhurat e saj sipas autoriteteve të SHBA.
Navka është ish-kampione patinazhi dhe sipas hetimeve të tatimorëve amerikanë ka pretenduar pa të drejtë reduktime taksore.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se ka akumuluar mijëra dollarë taksa të papaguara për pronat e saj në Nju Jork.
Navka ka jetuar dhe është stërvitur për një dekadë në SHBA, ndërsa pas kthimit të Rusi në 2015, u martua me zëdhënsin e Putin, Dmitry Peskov.
Tashmë autoritetet e SHBA thonë se ka rreth 10 milionë dollarë taksa të papaguara.
Navka u vendos në SHBA në vitet 1990-të me burrin e athershëm, trajnerin e saj Alexander Zhulin. Çifti ishte vendosur në New Jersey dhe ka blerë disa prona në New York-un fqinjë.
Fraksion.com