Ngrihet flamuri i NATO-s para Qeverisë në Shkup
Flamuri i Aleancës Veri-atlantike është ngritur në një ceremoni solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ky është akt në të cilin kanë marr pjesë personalitete të larta të politikës vendore dhe ndërkombëtare, është vlerësuar si historik, pasi sipas kryeministrit, Zoran Zaev, anëtarësimi në NATO e bën këtë shtet më të sigurt dhe me perspektivë.
“Sot me plotë siguri themi se atdheu ynë është në rrugën e vërtetë drejt progresit dhe zhvillimit të pa penguar. Ia arritëm. Nga rrugët dytësore të Ballkanit ku pritëm me dekadat të tëra, tani jemi në autostradën kryesore drejt Evropës. Të gjithë mund të jemi krenar, pasi po jetojmë në kohën modern të ndërtimit të një shoqërie demokratike, të qytetarëve të barabartë, të cilët synojnë të arrijnë vlerat evropiane. E ardhmja më nuk është fat, ne kemi marr të ardhmen në duart tonë, të cilët edhe e kemi përcaktuar. Me këtë marrim edhe përgjegjësinë që të realizojmë synimin tone histori”,deklaroi Zaev.
Zaev tha se ditët në vazhdim pason edhe një fazë e rëndësishme, ajo e zbatimit në përpikëri e Marrëveshjes së Prespës dhe me këtë të ndërtimit të shtetit sipas standardeve e vlerave evropiane.
“Këtyre ditëve fillojmë me fazën komplekse të ndërtimit të shtetit tonë sipas standardeve evropiane. Askush më nuk do të na bllokojë nga jashtë. Me vendimet e Parlamentit tonë dhe të Parlamentit të Greqisë dhe me ftesën e shteteve anëtare të Aleancës, ne veç më marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë dhe pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha shteteve anëtare dhe hyrjes në fuqi të emrit të ri, ne bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s, me çka bëhemi shtet i sigurt dhe prosperues”, ka theksuar Zaev, duke theksuar se marrëveshja afron dy popujt dhe pushtetet në forcimin e marrëdhënieve nga të cilat dy vendet do të kenë vetëm se përfitime.
Por, jo vetëm kaq, kreu i Qeverisë, tha se marrëveshja dhe zgjidhja e kontestit forcon edhe raportet mes shteteve në rajon.
“Maqedonia e Veriut nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se raporte të mira politike, ekonomike e kulturore. Ballkani nuk do të ketë zgjidhe tjetër përveç se bashkëpunimit dhe zhvillimit. Ndërtimi i miqësisë mbetet prioriteti jonë kryesor në politikën e jashtme”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, i cili fjalimin e ka mbajtur para ndërtesës pa mbishkrimin ri me emrin Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Amendamentet kushtetuese, ndërkohë ende nuk janë shpallur në Gazetën Zyrtare për të shënuar përfundimisht ndërrimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut./REL
Fraksion.com