AktualitetNATO/BETë fundit

NATO, takimi i Ministrave të Mbrojtjes, Stoltenberg: Rusia të kapë mundësinë e fundit!

 

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel këtë javë më 13dhe 14 shkurt 2019, në një kohë kritike për sigurinë transatlantike. Ata  do të adresojnë  sfidat e ngutshme të sigurisë.

Në një konferencë shtypi (të martën më 12 dhjetor) përpara takimit dy-ditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi diskutime të rëndësishme mbi Traktatin e Forcave Bërthamore të Mesme (INF), mbrojtjen e NATO-s dhe qëndrimin parandalues, misionet dhe operacionet e NATO- dhe bashkëpunimin evropian në mbrojtje.

Takimi do të fillojë (të mërkurën më 13 dhjetor 2019) duke diskutuar të ardhmen e Traktatit të INF dhe shkeljes së vazhdueshme të dispozitave të saj nga Rusia. Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje Rusisë të kapë mundësinë e fundit për tu “kthyer në pajtueshmëri dhe për të shpëtuar Traktatin e INF”.

Ministrat do të trajtojnë mbajtjen e një qëndrimi të besueshëm dhe efektiv të mbrojtjes dhe parandalimit në sesionin e tyre të dytë, përfshirë iniciativën e gatshme të NATO-s, të ashtuquajtur “Katër Tridhjeta”, për të vendosur 30 anije luftarake, 30 batalione tokësore dhe 30 skuadra ajrore brenda 30 ditëve.

Ndarja e shpenzimeve dhe shpenzimet e mbrojtjes gjithashtu do të jenë të larta në axhendë. Përsa i përket zotimeve të aleatëve mbi paratë, aftësitë dhe kontributet, Sekretari i Përgjithshëm tha se “trendi është lart”. Që nga viti 2016, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë shpenzuar 41 miliardë dollarë më shumë për mbrojtjen dhe “bazuar në raportet e fundit, kjo do të rritet 100 miliardë dollarë deri vitin e ardhshëm. ”

Dita e dytë (të enjten 14 dhjetor 2019) do të përqëndrohet në misionet dhe operacionet e NATO-s, përfshirë Afganistanin, Kosovën, Irakun dhe operacionet detare. NATO do të vazhdojë të mbështesë forcat afgane të sigurisë për të “krijuar kushtet për një zgjidhje paqësore” dhe për të ndihmuar Irakun “të parandalojë ringjalljen e ISIS-it ose grupeve të tjera terroriste”.

Së fundi, ministrat do të përfundojnë me një diskutim mbi bashkëpunimin NATO-BE dhe përpjekjet për të forcuar shtyllën evropiane brenda NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm përsëriti mbështetjen e tij për “përpjekjet që plotësojnë dhe nuk konkurrojnë” me NATO-n.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sekerinska, do të marrë “një vend në tryezën e NATO-s” për herë të parë si një  i ftuar zyrtar në të gjitha diskutimet e ministeriale.

 

Fraksion.com