NATO mbledh mbrojtësit kibernetikë të Aleancës
Mbrojtësit kibernetikë në të gjithë Aleancën kanë një komunitet të ri ku mund të shkëmbejnë informacione, të ndajnë praktikat më të mira dhe të punojnë së bashku në një hapësirë pune të koduar me video, zë, chat dhe aftësi për mbledhjen e informacionit. Sot (12 shkurt 2019) është dita e fillimit të punës të Komunitetit në Agjencinë e Komunikimit dhe Informacionit e NATO-s (NCIA).
Ekipet e reagimit emergjent kompjuterik nga pesë shtete tashmë janë të lidhura me rrjetin e mbrojtur të punës të NATO-s: Belgjika, Franca, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Qasja në rrjet do të shtrihet në të 29 Kombet më vonë këtë vit.
Nisja e komunitetit të mbrojtësve kibernetikë është hapi i parë drejt krijimit të një qendre informacioni për Aleatët, të quajtur Qendra e Bashkëpunimit të Sigurisë Kibernetike. Kjo iniciativë u njoftua vitin e kaluar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se një nga rolet kyçe të NATO-s në hapësirën kibernetike është “të veprojë si një qendër për shkëmbimin e informacionit, trajnimin dhe ekspertizën”.
Qendra e ardhshme nuk do të kërkojë fonde apo staf shtesë, apo ndryshime në politikë. Bashkëpunimi është lehtësuar përmes Memorandumeve të Mirëkuptimit ekzistuese me Kombet e NATO-s.
Fraksion.com