Goditen 4 grupe në Itali e Shqipëri: Ja të arrestuarit në Vlorë
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia shqiptare, në bashkëpunim me policinë italiane, kanë publikuar rezultatet e një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës të koduar “Lulet e Pranverës”.
Operacioni ka goditur 4 grupe kriminale dhe është finalizuar me 27 të arrestuar, 21 prej të cilëve shqiptarë.
Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.
Fraksion.com