“Gjushi e Niçja i numërojnë votat”, Basha-qytetarit: Dil në shesh
Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga protesta opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me banorët e Pogradecit.
Ai iu bëri thirrje tregtarëve që me 16 shkurt të mbyllin qepenat dhe të dynden drejt Tiranës për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.
Mes tjerash, ai theksoi se Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave, ndërsa nuk harroi të thumbonte edhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon.
“Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertën politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti voton, Gjushi dhe Nicja i numërojnë”, tha mes tjerash.
Pjesë nga biseda:
Tregtari: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unë s’i mbaj dot.
Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.
Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj.Ne e kemi lidhur fatin me ju.Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.
Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit./BW
Fraksion.com