AktualitetBota+Të fundit

Erdoğan pranon ngushëllime nga Putin për shembjen e ndërtesës në Stamboll

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar mesazh ngushëllimi homologut turk Recep Tayyip Erdoğan për viktimat që humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese në Stamboll javën e kaluar, transmeton.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada e Rusisë thuhet se Putin i ka shprehur ngushëllime të thella presidentit Erdoğan dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ndryshe, 21 persona humbën jetën dhe 14 u lënduan si pasojë e shembjes së ndërtesës në lagjen Kartal të metropolit turk më 6 shkurt./AA

 

Fraksion.com