Deputetja e PS, Dades: Përmbahu Arta! Eshtë koha ta pish një kafe me…
Ish-deputetja dhe njëherazi ish-ministrja e Jashtme në qeverinë “Nano”, Arta Dade e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet për t’i hapur rrugën një tjetër qeverie të PS-së.
I menjëhershëm ishte reagimi i Kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, e cila teksa e falënderon për kontributin ndër vite, thotë se këto sulme kanë filluar që në momentin që Arta Dade nuk është më deputete.
Sipas Gjylametit “mllefi ndaj Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij”.
“E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona…
Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti s’ke qenë e s’do të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij”, shkruan Gjylameti në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Fraksion.com