Champions League: Sot United-PSG dhe Roma-Porto
Nis sot në mbrëmje faza e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me sfidat Manchester United-Paris Saint Germain dhe Roma-Porto.
Në “Olimpico”, Roma do të presë Porton. Skuadra verdhekuqe nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit në Serie A, por eliminimi me rezultatin 7-1 në Kupë nga Fiorentina duket se djeg. Në këtë sfidë Roma do të luajë pa Patrick Schick, i cili ka një problem muskular, por rikthehet Manolas, ndërsa portieri Olsen është në dyshim. Te Porto, sfida me Romën konsiderohet si një derbi për trajnerin Conceicao për shkak të së kaluarës së tij me Lazion, me të cilën luajti për 3 sezone duke fituar 5 tituj, mes të cilëve atë të Serie A në 2000. Edhe Porto përballet me mungesa për ndeshjen e sotme, pasi në radhët e saj nuk do të jenë Jesus Corina i pezulluar dhe shënuesi më i mirë i saj, Moussa Marega për arsye dëmtimi.