Veshjet më të kritikuara gjatë çmimeve Grammy
Ceremonia e çmimeve Grammy’s, e mbajtur mbrëmjen e kësaj të diele në Los Angeles, SHBA, është ndër më të shumëpriturat për artistët e botës së muzikës.
Gjatë kësaj nate një vëmendje të madhe marrin veshjet, ku komentohen të veshurit më bukur, por edhe ata që cilësohen si të veshur keq.
Mes tyre si e veshur keq u cilësua këngëtarja 49-vjeçare Jennifer Lopez. E veshur me një fustan të bardhë të gjatë me gurë, veshja e saj u kritikua për shkak të kapeles të stilit Western.
Modelja Kylie Jenner, u kritikua gjithashtu për veshjen e saj. Kjo për shkak të një kombinimi të çuditshëm ngjyrë rozë, me pantallona të lirshme dhe një kombinim bluze aspak i zakontë.
Edhe këngëtarja Cardi B u kritikua jo pak, për shkak të fustanit të saj të pazakontë.
Me një stil sirene dhe me një vijim fryrjeje përreth belit, këngëtarja nuk u pëlqye aspak.
Këngëtarja Katy Perry u shfaq me një fustan rozë stil bonboneje, i cili nuk u vlerësua aspak nga kritikët e modës. Edhe këngëtarja me ngjyrë Janelle Monae, nuk u pëlqye aspak, për shkak të kombinimit bardhë e zi. E veshur me një fustan me thikë dhe me një ngritje në pjesën e sipërme, me të cilën nuk dukej aspak këndshëm.
Tierra Whack u shfaq e veshur me një fustan të bollshëm shumëngjyrësh, i cili nuk u pëlqye aspak. Sakaq Tayla Parx u shfaq e gjitha me një fustan rozë të fryrë dhe me atlete, duke mos u pëlqyer aspak për zgjedhjen e bërë. Toni Braxton kishte zgjedhur një fustan transparent të stiluar me gurë, i cili nuk u pëlqye aspak












