Vendimi ndaj Dritan Dajtit: Ja si votuan pesë gjyqtarët
Tre ditë më parë Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të heqë burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij vetëm me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së katër policëve pranë plazhit “Iliria” në Durrës më 7 gusht të vitit 2009.
Por nuk ka qenë unanim vendimi i trupës gjykese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të ndryshuar vendimin e Gjykatës më poshtë për Dritan Dajtin duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.
Gjyqtari Fuat Vjerdha ka publikuar në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.
Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg. Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.
Vendimi i uljes së dënimit të Dajtiyt, ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria, opozita dhe opinioni publik.
Ndërkohë ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se ky vendim kërkon një vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokuroria.
Ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë.
Fraksion.com