AktualitetPolitikëTë fundit

Rruga Arbrit, Rama: Ju siguroj se sa më shumë të lehin qentë aq më…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar  sot një video nga kantieri në Rrugën e Arbrit, ku thotë se  janë pamje që s’kanë nevojë për koment.

Ai thotë se se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam.

Puna në Rrugën e Arbrit në bazë të kontratës, duhet të përfundojë brenda 44 muajsh, por me volumin e kryer dhe me angazhimin e konçensionarit pritet që rruga të përfundojë më herët.

Konkretisht, po punohet tek Ura E vashës që lidh dy tunelet T5 dhe T6 në dy shpatet e malit. Ura përbëhet nga konstruksion metalik në një hark rihter. Ka 27 kolona paralel në të dya anët e urës, të cilat ngrihen drejt lart. Ura ka një gjatësi hapësirë drite 160 metra, pjesa e kalueshme mbi konstruksion metalik është 220 metra, ndërkohë që vetë ura është 242 metra.

E gjithë pjesa e rrugës së Arbrit që ka mbetur për t’u ndërtuar është 54 km, në të cilën konçensionari ka realizuar më shumë se 28% të punimeve.

Postimi i z Rama:

“MIRËMËNGJES  😀

dhe me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arberit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam, ju uroj një javë të mbarë 👍”

 

Fraksion.com