AktualitetTë fundit

Pedagogu: Plaka ime të vijë në provim, s’kam si ta verifikoj

Komisioni i medias po mban një seancë dëgjimore me pedagogët të cilët kërkojnë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë pasi bie ndesh me konkurueshmërinë, diversifikimin e arsimit të lartë, frymën e kërkim zhvillimit.

Pedagogu i fakultetit të Ekonomikut Rezart Prifti iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kryeministri  Rama bën këto ditë pedagogëve në lidhje me vlerësimin e titujve akademikë por dhe shitjen e librave në këmbim të notës.

Rezart Prifti: Nuk na pyeti njeri ne qoftë për ligj qoftë për VKM. Ju harroni se ka ardhur një brez tërësisht i ri dhe i arsimuar jashtë më mirë se ato londinezët që ju sillni këtu dhe i paguani 1500 dollarë dita dhe ne kemi 140 për arsye se nuk na lejon konflikti i interesit të punës dhe na japin dhe mend.

Siç po ikin njerëzit në Gjermani dhe Angli sot po ikin nga fakultetet tona. Unë mund të përmend departamente që në tre vitet e fundit kanë ikur nga 6-7 pedagogë dhe është bërë diarre e gjallë. Kanë përfunduar universitetet më të mira si universitetet e rretheve ku një pedagog jep 18 lëndë.

Të vihet gishti mbi 4 gjëra bazike.

1- Problemi i madh që ka sistemi arsimor i lartë është masivizimi. Është diskutim i kotë tarifa, përgjysmimi, ekselenca pa zgjidhur problemin e masivizimit

2- Kurikulat, ore zotërinj e dini që përpos çfarë thotë kryeministri që ne tregtojmë libra ku di gjë unë me lekë e me notë, ne nuk kemi libra fare. Nuk ke çfarë shet. Është kurikula. Fakultetet e sotme kanë kurikul me libra të 1989 të cilat nuk i përgjigjen jo tregut të sotëm,  por nuk i përgjigjeshin as tregut të 1989 vetë sepse është përkthyer e bërë keq.

Ndaj dhe këta tanët kur dalin nga dyert e Universiteteve duan nja dy vite të marrin veten nëpër firma e media ku venë, sepse janë jashtë kontekstit.

3- Është mekanizmi i kontrollit. U bë gjithë ai ligj në mënyrën më injorante të mundshme që nuk u bë një mekanizëm kontrolli për universitetet. Po ka 4 vjet rektori im që e mban çelësin e serverit. Nuk kemi servera.

Unë duhet të marrë 500 studentë ti bëj me emër, mbiemër e datëlindje të dalloj cili është emri i babait të tij. Ndonjë ditë do të vijë plaka ime në provim, e unë nuk e verifikoj dot a ka hyrë apo jo?!

Absurdizëm. Sistemi thotë ai. Ka 4 vjet që mban çelësin zotëria. Është shkëputuar nga realiteti ekonomik dhe shoqëror.

E dini ju që keni drejtues nëpër fakultete që mendojnë se me 10 mijë lekë mund të vesh në Sarandë, se 50 mijë lekë dietë është shumë.

Sepse ai zotëria ka 30 vjet që nuk ka futur dorën në xhep dhe e kujton si në kohën e qoftë largut që në 1991 ngriheje e vije në Sarandë dhe haje tasqebap rrugës.

4- Konkurueshmëria.  Universitetet tona nuk janë të konkurueshme. Nuk ka si të jenë të konkurueshme kur ti nuk ke kurrikul për tregun, nuk ka firmë sot apo media sot që të thotë të financoj unë një program ekselencë po të më japësh10 gazetarë të mirë, 10 financierët më të mirë… etj.. Unë si pedagog duhet të jem i konkurueshëm.

Se kryeministri na bën pyetje ne, me shumë të drejtë por nuk dëgjon. Sic tha herën e fundit ne jemi qen që lehin por karvani duhet të ecë përpara. Jo ore jo!

Thotë vlerësim të titujve akademikë, thotë kryeministri. Po ore zotëri bëje. Absolutisht po, kjo ka procedurë, protokoll, nëse do ta bësh ashtu siç duhet bërë hajde na pyet ne ta themi ne që kemi mbaruar jashtë si bëhet, por llogarit kasaphanën prapa.

Kasaphanë sepse nga 140 kolegë tuaj të nderuar, rrezik 90% e tyre do të dalin me pull në biografi, do të dalë si vetingu në gjyqësor që nuk ka gjyqtar në këmbë për të gjykuar dynjanë sepse i tillë sistem ka qenë.

Nuk mund ti prapagjykosh me rregullat e reja që do vendosësh sot titujt akademikë. Si do ta bëjë specialisti i ministrisë së Arsimit kur ai ka dalë nga bankat e mia. Ai është specialist unë jam doktor shkencash. Mbi cilin kriter

5- Librat për notën-  Ai që tregton libra për botën, hetoje, fute në burg vëlla! Ai që merr lekë për notën ik e hetoje çoje në burg, mos na pyet ne. Përse duhet të njollosem unë si 40 palaço që janë në universitete të lodhura apo rrethesh për një 50 eurosh të qelbur?!

Jo ore se nuk janë të gjithë pedagogët ashtu, sepse është çështje mendësie. Ka pasur raste kur gjyshja e bijës së botës më ka ardhur me 200 euro në zarf dhe i kam thënë: None, ik e bëja gocës dhuratë. Nuk bëhet jo punë kështu sepse kujtonte se bëhet kështu. Edhe kryeministri kujton se bëhet kështu ngaqë nuk e njeh.

Zotëri të bësh një libër duhet një qerre me lekë dhe një qerre me njerëz dhe nuk bëhen librat siç i sugjeron zotëria tek VKM-të, që do të ngrihet komisioni i lulushëve me radhë. Po si u bëka kështu?!

 Njësoj si në kohën e qoftëlargut prapë.  Ky ligj ka probleme, shkon ndesh me konkurueshmërinë, diversifikimin e arsimit të lartë, frymën e kërkim zhvillimit.  

 

Fraksion.com