Meta, Kanditati për KLSH: Propozimet e mia nuk synojnë sundimin e shumicës
A do të jetë Anastas Angjeli kandidatura e tretë për postin e KLSH-së, që presidenti Ilir Meta do t’i vendosë në tavolinë maxhorancës për tu votuar?
Kreu i shtetit duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve u shpreh: Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave.
Deklarata e Presidentit u bë në një prononcim për gazetarët paraditen e sotme, pasi mori pjesë në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”.
Dy kandidaturat e propozuara më përpara nga presidenti për kreun e KLSH-së, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri u rrëzuan nga maxhoranca në Kuvend. Ndërkohë Ulsi Manja në një intervistë televizive pak ditë më parë u shpreh se Anastas Angjeli do të ishte kandidaturë e pranueshme dhe për maxhorancën.
“Z.Angjeli është doktor i fushave ekonomike. I plotëson të gjitha kriteret” u shpreh atëherë Manja.
Fraksion.com